TV LIVE
ShowBiz
24 June 2025
Modelja shqiptare bëhet virale teksa tregon bisedat me futbollistët e famshëm

Modelja shqiptare e njohur në “TikTok” me emrin Melisa M. ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale pasi ka ndarë disa biseda të supozuara me emra të njohur të futbollit si Vinicius Jr., Karim Benzema dhe Rafael Leão.

Në videot e publikuara, Melisa pretendon se këto yje kanë tentuar të kontaktojnë me të, por ajo nuk u ka kthyer përgjigje, pavarësisht interesit të dukshëm nga ana e tyre.

Postimet e saj janë bërë virale dhe kanë shkaktuar reagime të shumta, ndërkohë që vërtetësia e mesazheve të publikuara mbetet ende e pasqaruar.

Vërtetësia e tyre ndërkohë mbetet në pikëpyetje. Në moshën 22-vjeçare, Melisa numëron rreth 3 milionë ndjekës në “TikTok”. Në “Instagram” ndërkohë e ndjekin 3.5 milionë përdorues.

 



Të ndryshme
Më shumë