TV LIVE
Nga Vendi
23 June 2025
Dr. Valon Sadiku, pranon detyrën e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Kërçovë

Sadiku vjen në vend të Genc Selmanit  i cili dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të ISHP “Shtëpia e Shëndetit” – Kërçovë, të cilën pozitë e ushtronte që nga viti 2024.

Dr. Valon Sadiku për emërimin e tij në këtë pozitë ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook:

Të nderuar qytetar, aktivistë, përkrahës dhe votues të kualicionit VLEN, me kënaqësi Ju njohtoj se sot zyrtarisht pranova detyrën si drejtor në ISHP Shtëpia e shëndetit-Kërçovë.

Zotohem se me përkushtim më të madh do ta kryej këtë detyrë duke qënë zëri i çdo qytetari dhe në shërbim të të gjithëve pa ngjyrime etnike e politike.

Dëshiroj të shpreh faleminderim të veçant kualicionit VLEN për besimin e dhënë që të shërbej për të mirën e qytetarëve.

Ju faleminderit!



Të ndryshme
Më shumë