TV LIVE
Teknologji
18 June 2025
SpaceX do të gjenerojë të ardhura rekord deri në fund të vitit

Kompania SpaceX e Elon Musk do të regjistrojë të ardhura rekord prej 15.5 miliardë dollarësh këtë vit tha miliarderi i teknologjisë ditën e Marte ndërsa vuri theksin tek dominimi i ndërtuesit të raketave në sektorin komercial të hapsirës.

Ndërsa NASA vijon të financojë eksplorimin e hapësirës dhe misionet kërkimore, SpaceX ka filluar të anojë nga kërkesa në rritje për shërbime të lançimit në hapësirë dhe komunikim satelitor për gjenerimin e të ardhurave.

Kompania është duke zhvilluar një sistem raketor 122 metër të gjatë quajtur Starship për të cilin njeriu më i pasur në botë thotë se do të luajë një rol jetik për dërgimin e njerëzve në Mars.

Raketet e ripërdorshme Falcon 9 dhe Falcon Heavy kanë reduktuar në mënyrë të ndjeshme kostot e lançimit duke i mundësuar SpaceX një dominim në konsiderueshëm në tregun global të lëshimeve në hapësirë.

Në 2024 SpaceX regjistroi 134 këshime Falcon duke u bërë operator më aktiv në këtë industri në mbarë botën. Deri në fund të vitit SpaceX synon të regjistrojë 170 lëshime.

/PCWorld Albanian



Të ndryshme
Më shumë