TV LIVE
Nga Vendi
15 June 2025
NDAHET NGA JETA VETERANI I ARSIMIT, MËSUES HAJRADIN IMERI NGA KËRÇOVA

Ndahet nga jeta veteran i arsimit Hajradin Imeri nga Kërçova që punoi mbi 40 vite në arsim.

Mësues Hajradini u  lind më 15 mars të vitit 1936 në fshatin Sërbicë të Kërçovës, mësuesi Hajradin ka punuar si arsimtar i gjuhës shqipe në shum shkolla fillore të rrethit të Kërçovës, ku ka ushtruar edhe detyrën e zv.drejtorit të SHF "Sande Shterjoski" në Kërçovë.

Njoftimin për ndarjen e mësues Hajradinit nga jeta e ka  bërë nipi i të ndjerit Blerim Imeri.

Postimi i plotë nga Blerim Imeri:

“U nda nga kjo botë njeriu që më rriti me dashuri,durim e mençuri! Gjyshi im-zemra e shtepisë,ai që më mësoi të jem njeri i mirë! Ishe i butë,i urtë dhe i heshtur por plot forcë dhe fisnikëri.Ti do mbetesh shembulli i qetësisë,dhembshurisë dhe përkushtimit të pastërt! Një jetë ja kushtove arsimit-duke ndriçuar mendjet dhe zemrat e brezave si mësues i përkushtuar! Zoti të faltë dritën në varr dhe paqen në përjetësi-kujtimi yt do të jetojë përherë në zemrat tona-Gjyshi jonë Hajradin Imeri,Xhehneti qoftë shtëpia jote e re” ka shkruar në Facebook.

V a rr i m i i të ndjerit bëhet sot në ora 18:30 tek v a rr e z a t e reja në Kërçovë

 



Të ndryshme
Më shumë