Kryetari i Alternativës dhe njëherësh një nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marrë pjesë në një ceremoni solemne në Komunën e Çairit, ku ish-kongresmeni amerikan me prejardhje shqiptare, Joseph John DioGuardi, dhe bashkëshortja e tij, znj. Shirley Cloyes DioGuardi, u shpallën “Qytetarë Nderi”.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Ibrahimi theksoi rëndësinë e veprës së DioGuardit për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare.
“Kisha kënaqësinë që sot, me ftesë të kryetarit të Komunës së Çairit, të marr pjesë në ceremoninë solemne të shpalljes ‘Qytetar Nderi’ për ish-kongresmenin shqiptar Joseph John DioGuardi dhe bashkëshorten e tij, znj. Shirley Cloyes DioGuardi”, shkruan ai.
Ibrahimi e përshkruan DioGuardin si një nga zërat më të fuqishëm që ka mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Ballkan.