TV LIVE
Nga Vendi
13 June 2025
Rasti “Koçan”! Prokuroria kërkon masa për 13 policë të dyshuar

Kryeprokurori publik Lupço Kocevski ka realizuar paraqitje para mediave ku ka njoftuar se Prokuroria ka nisur procedurë hetuese kundër 13 nëpunësve policorë si të dyshuar në tragjedinë e Koçanit ku humbën jetën 62 persona dhe u lënduan mbi 200 të tjerë, transmeton TV21.

Siç bëri të ditur Kocevski, nëpunësit policorë dyshohen se kanë kryer kontroll në kabare “Plus” në bazë të planit të miratuar bazuar në plane paraprake, por që nuk janë marrë parasysh ndryshimet e reja. Kjo sipas Kocevskit, ka ndikuar në mos marrjen parasysh apo edhe mosparandalimin e shpërthimit të mjeteve piroteknike.

“Prokuroria ka sjell urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër 13 nëpunësve policorë. Ata dyshohen se në rastin konkret, më 14 mars 2025 deri 16 mars 2025, ne territorin e Shtipit, të dyshuarit, si persona zyrtarë kanë kryer vepra penale – vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshëm. Të njëjtit, si bashkëveprues nuk kanë ndërmarrë masa, gjegjësisht kanë aprovuar plan për aksion kontrolli në objektin hotelerik në rajonin e Koçanit pa kontrolluar se i njëjti a i plotëson kushtet për t’u kryer kontroll për siguri dhe mbrojtje gjatë rrezikut. Ky plan është përpiluar në bazë të planeve paraprake, pa marrë parasysh ndryshimet ligjore dhe më 16 mars, në kabare Plus nuk kanë marrë aktivitete për të ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në skenë, dhe ndezja e piroteknikëve nuk është evidentuar në raportin policor, gjë e cila ka shkaktuar zjarr duke ua marrë jetën 62 personave dhe duke u lënduar mbi 200 të tjerë”, tha Kocevski.

Nëpunësve policorë iu janë shqiptuar masat si ndalesë për lëshimin e vendbanimit, detyrohen të paraqiten kohë pas kohe te personi zyrtar ose te organi shtetëror – gjykatësi i procedurës paraprake, iu merret pasaporta apo kanë ndalesë për lëshim të pasaportës së re dhe ndalesë të realizojë kontakt me të dyshuarit në rast dhe të kryejë detyra zyrtare.



Të ndryshme
Më shumë