TV LIVE
Nga Vendi
12 June 2025
Cilët janë dekanët më të pasur të universiteteve në RMV?

Forumi për Ndryshime në Arsim vlerëson se transparenca e zyrtarëve publik, sidomos atyre që kanë një pozitë menaxheriale në një prej institucioneve për arsim të lartë është një nga shtyllat kryesore të një shoqërie demokratike. Andaj, FNA-ja ka vizualizuar pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme të paraqitur nga dekanët e Universitit “Shën Kirili dhe Metodi” në Komsionin Antikorrupsion në Maqedoninë e Veriut, përcjell Nistori.

 

Dekani i Fakultetit Juridik, Sasho Georgievski, rezulton të jetë zyrtari më i pasur në mesin e drejtuesve të universiteteve publike në vend, me një pasuri të deklaruar prej 481.162.000 denarësh. Pas tij renditet rektorja e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Biljana Angellova, me 44.850.000 denarë. Ndërkaq, dekani më “i varfër” në listë është ai i Fakultetit të Arteve Dramatike, Besfort Idrizi, me një pasuri të deklaruar prej 5.920.000 denarësh.

Dekanët e universiteteve publike në Maqedoninë e Veriut janë figura kyçe në sistemin arsimor, ndërsa në një universitet i cili nuk është i integruar dhe fakultetet kanë autonomi në funksionim, dekanët menaxhojnë me buxhete të konsiderueshme dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e arsimit të lartë. Andaj, pasuria e tyre duhet të jetë objekt i vëmendjes publike, ashtu siç duhet të jetë e çdo zyrtari tjetër me përgjegjësi të lartë.

Përmes këtij publikimi ne ndihmojmë në forcimin e llogaridhënies dhe në parandalimin e praktikave të mundshme të korrupsionit apo të konflikit të interesit. Ritheksojmë se të dhënat që i kemi kanë të bëjnë vetëm me atë që vetë dekanët e kanë paraqitur, dhe që ka të bëje me:

Pasurinë e paluajtshme

Pasurinë e luajtshme

Forumi për Ndryshime në Arsim beson fuqishëm që vetëm përmes transparencës mund të ndërtohet një sistem arsimor më i drejtë, më i ndershëm dhe më i besueshëm për të gjithë. Me të dhënat e këtij publikimi, palët e interesuara do të kenë mundësinë që të bëjnë krahasime në lëvizjen e pasurisë së dekanëve nga fillimi i mandatit deri në përmbyllje.

Të gjitha të dhënat janë marrë nga ueb-faqja zyrtare e Komisionit për Antikorrupsion, të gjithë dekanët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” pa përjashtim e kishin përmbushur obligimin ligjor dhe kishin paraqitur pasurinë e tyre në këtë institucion.

Dekanët e universiteteve publike në Maqedoni menaxhojnë fonde publike dhe marrin vendime që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e arsimit të lartë. Prandaj, publikimi i këtij studimi nuk bëhet vetëm për të shuar kuriozitetin e dikujt, por ne e shohim si një nevojë e cila do të garantonte llogaridhënien dhe integritetin e institucionit përkatës.



Të ndryshme
Më shumë