TV LIVE
Sport
12 June 2025
Ademi reagon pas raportimeve se Foda mund të largohet nga Kombëtarja e Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi  ka reaguar pas raportimeve se trajneri Franco Foda mund të largohet nga Kosova.

Lidhur me këtë Ademi ka thënë se nuk ka marrë ndonjë njoftim zyrtar.

“Pas raportimeve se përzgjedhësi Franco Foda është pranë largimit nga posti i tij në Kombëtaren tonë, dëshiroj të informoj opinionin publik se as unë, si President, dhe as FFK-ja si institucion, nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e përzgjedhësit Foda apo nga ndonjë palë tjetër”, ka shkruar Ademi.

I  njëjti më tej ka thënë se Foda “ka obligime kontraktuale.

“Foda aktualisht ka obligime kontraktuale me ne dhe presim që ato obligime të përmbushen, veçanërisht tani, në këtë fazë të rëndësishme të fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror, drejt së cilës shkojmë me optimizëm dhe dëshirë të madhe për sukses”, ka përfunduiar Ademi.

Mediat arabe kanë raportuar se për Fodan  kanë shprehur kanë raportuar se ka shprehur interesim skuadra Arabe AL-Wahda./21Media



Të ndryshme
Më shumë