Hyjnë në fuqi urdhrat e Donald Trump për të ndaluar udhëtimin në SHBA nga 12 vende.
Në këtë listë përfshihen Afganistani, Myanmari, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni.
Shtetasit nga Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela janë pjesërisht të kufizuar. Të mërkurën, Presidenti Trump paralajmëroi se vende të reja mund të shtohen në këtë listë.
Sipas udhëzimeve të lëshuara për të gjitha misionet diplomatike amerikane, nuk anulohen vizat e lëshuara më parë për njerëzit nga vendet në listë.
Megjithatë, nëse një aplikant nuk përmbush kriteret, kërkesa e tij ose e saj do të refuzohet duke filluar nga kjo e hënë.
Për masat e tij, ai përmendi incidentin e së dielës së kaluar në Kolorado, në të cilin një shtetas egjiptian hodhi një bombë ndaj disa demonstruesve pro-Izraelit, si një shembull pse nevojiten kufizimet e reja.
Për mediat amerikane, ky urdhër është i ngjashëm me atë që mori gjatë mandatit të tij të parë, kur ai ndaloi udhëtarët nga shtatë vende me shumicë myslimane.
Klan News