TV LIVE
ShowBiz
9 June 2025
Fifi dhe Egli Tako prishin miqësinë, kënga e tyre fshihet nga YouTube!

Së fundmi një prishje miqësie ka ndodhur mes dy personazheve të showbizit shqiptar. Bëhet fjalë për Egli Takon dhe Fifin, të cilat së fundmi kanë shfaqur kudo miqësinë, mbështetjen ndaj njëra-tjetrës publikisht dhe së fundmi madje publikuan bashkëpunimin e tyre muzikor.

Duket se ky bashkëpunim ishte arsyeja që solli mosmarrëveshje mes Fifit dhe Eglit, pasi sipas disa thashethemeve që po qarkullojnë, vajza nuk kanë rënë dakord për ndarjen e fitimit të klikimeve të këngës. Si përfundim kënga është fshirë nga YouTube. Të dyja kanë bërë disa deklarata për njëra-tjetrën duke shprehur fjalët më të mira dhe vlerësimin si artiste dhe miqësia e tyre nisi pas daljes së Eglit nga “BBV”.



Të ndryshme
Më shumë