TV LIVE
Nga Vendi
29 May 2025
VLEN emëron Njomza Imeri Ismailin drejtoresh në Qendrën për Kulturë – Tetovë

VLEN vazhdon me emërimet në funksione kyçe në institucione publike. Së fundmi, Njomza Imeri Ismaili është emëruar drejtoresh e Qendrës për Kulturë në Tetovë.

Emërimi i saj vjen si pjesë e reformave që VLEN ka premtuar për të sjellë energji të reja dhe profesionalizëm në drejtimin e institucioneve kulturore. Njomza Imeri Ismaili njihet për angazhimin e saj në fushën e kulturës dhe pritet të sjellë një frymë të re në zhvillimin dhe promovimin e aktiviteteve kulturore.

Nga VLEN kanë bërë të ditur se ky është vetëm fillimi i një procesi më të gjerë të reformimit dhe funksionalizimit të institucioneve në dobi të qytetarëve.



Të ndryshme
Më shumë