TV LIVE
Sport
29 May 2025
Messi dhe Suarez shpërthejnë me dopjetë për secilin, Inter Miami ‘rilind’ në MLS

Lionel Messi dhe Luis Suarez shpërthyen me nga një dopietë, teksa asistuan njëri-tjetrin në fitoren 4-2 të Inter Miami kundër Montrealit.

Kjo ndeshje rilançoi skuadrën e drejtuar nga Javier Mascherano në kampionatin amerikan.

Me këtë sukses, skuadra nga Florida ndaloi krizën, pasi kishte fituar vetëm një ndeshje në 8 përballjet e fundit.

Messi, i cili shënoi golin e tetë sezonal në MLS, hapi serinë në minutën e 27-të me një predhë të bukur me të majtën nga jashtë zone, pas një rikuperimi dhe asisti të mrekullueshëm nga Sergio Busquets.

Goli i argjentinasit erdhi në një moment delikat për Inter Miami, që kishte humbur për shkak dëmtimesh Jordi Albën dhe Gonzalo Lujan pak minuta më parë.

Alba vuajti një problem muskulor, ndërsa për Lujan priten ekzaminimet mjekësore.

Në pjesën e dytë, skena iu dha Luis Suarezit. Uruguaiani, 38 vjeç, ndërpreu “thatësirën” e golit që zgjaste prej 14 marsit, duke realizuar dy herë në vetëm tri minuta: fillimisht në minutën e 68-të, pas një krosimi të Messit, më pas duke përfituar nga një gabim në mbrojtjen e Montrealit.

Montreal shkurtoi përkohësisht rezultatin në 3-1 me golin e Dante Sealy, në minutën e 74-t, por Messi mbylli gjithçka pas një kombinimi perfekt me Suarezin dhe finalizimi elegant me të majtën për rezultatin 4-1.

Goli i Victor Loturit për kanadezët në fund ishte vetëm për statistikë.



Të ndryshme
Më shumë