TV LIVE
Nga Rajoni
27 May 2025
Çitaku: Bllokada e institucioneve e ka emrin e Kurtit dhe të Haxhiut

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku pas dështimit të 22-të për konstituimin e Kuvendit, ka thënë se kjo “bllokadë e ka emrin Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu”.

Sipas saj qytetarët kanë votuar për t’i adresuar problemet dhe jo për të përmbushur egon e VV-së.

“Blokada e institucionet të Kosovës ka emrin e Albin Kurtit e Albulena Haxhiut. Edhe një herë bëjëm ftesë për reflektim qytetarët na kanë votuar për t’i adresuar problemet dhe sfidat e tyre e jo për të përmbushur egon e tyre“, tha Çitaku.



Të ndryshme
Më shumë