TV LIVE
Nga Bota
27 May 2025
E RËNDË në Stamboll/ Sulm me granatë në një qender argëtim, 7 të plagosur

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen Kagıthane të Stambollit, ku një qendër argëtimi është bërë shënjestër e një sulmi me granatë dore.

Sipas mediave turke, dy persona të paidentifikuar që udhëtonin me motoçikletë hodhën një granatë në katin e dytë të një ndërtese 5-katëshe në rrugën Park, ku funksiononte lokali. Shpërthimi ndodhi rreth orës 01:40, duke plagosur shtatë persona tre prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Pas alarmit, në vendngjarje mbërritën me urgjencë ekipet e emergjencës, forcat e sigurisë, ekspertë të bombave, njësitë speciale dhe antiterrori, si dhe shërbimet zjarrfikëse.

Policia ka nisur hetimet intensive dhe po analizon pamjet e kamerave të sigurisë në zonë në përpjekje për të identifikuar dhe arrestuar autorët e këtij akti të rëndë.

Motivi i sulmit ende nuk është bërë publik.

https://twitter.com/i/status/1927237746696790239



Të ndryshme
Më shumë