Bitcoini vazhdoi rritjen e fuqishme të enjten, duke arritur rekord të ri historik mbi 111 mijë dollarë.
Sipas James Butterfill, drejtor i kërkimeve në kompaninë kripto-financiare “CoinShares”, rritja e çmimit të kriptovalutës më të madhe në botë po nxitet nga një kombinim faktorësh: moment pozitiv në treg, optimizëm në rritje rreth rregullimit të kriptos në SHBA, dhe interes i vazhdueshëm nga investitorët.
Kjo rritje po ndodh pavarësisht rënies së tregjeve amerikane të aksioneve të mërkurën, me gjithë zakonin që Bitcoini të ketë lidhje me ta.