TV LIVE
Nga Rajoni
22 May 2025
Rama: “Funky Cabin” mes kodrave të Liqenit të Çerkezit, një idedashuri për natyrën

Oferta e Tiranës në fushën e agroturizmit është e larmishme dhe sa vjen diversifikohet edhe më shumë.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm historinë e Rizvanit, të riut 25 -vjeçar që me guxim, ide dhe dashuri për natyrën, ndërtoi kabinat e drurit, “Funky Cabin”, mes kodrave të liqenit të Çerkezit, pak minuta larg Tiranës.

“Me këtë idedashuri për natyrën të Rizvanit 25-vjeçar, i cili ka ndërtuar shtëpizat prej druri “Funky Cabin” mes kodrave të liqenit të Çerkezit, pak minuta larg Tiranës”, shkruan Rama.

25-vjeçari tregoi se po punojnë për të zgjeruar edhe më shumë kapacitetin pasi kërkesat janë shumë të larta.

Sipas tij, ky investim i kthyer në një pikë agroturistike ofron akomodim, shërbim me mëngjes dhe darkë, shëtitje me varka në liqen, ecje dhe shëtitje me kuaj.

“Unë jam Rizavn Kurti jam 25 vjeç. Ideja lindi gjatë pandemisë në 2021. Ndërtova të parën në shtëpinë time. Vazhdova të punojë me një kabinë ku me të ardhurat e asaj kabine ndërtova dhe dy të tjera. Kemi 14 dhoma përveç akomodimit të fjetjes ofrojmë edhe shërbime të ndryshme si darka mëngjesi xhiro me varkë në liqen, vizita në destinacione. Pritshmëritë është të zgjerohemi më shumë të ofrojmë më shumë.

“Kemi kapacitet për 30 persona kërkesa është dyfishi i kapacitetit që kemi dhe po punojmë fort për ta realizuar shumë shpejt kapacitetin që kërkohen”, tha Kurti.

25-vjeçari u shpreh me tej se “kemi bashkëpunim shumë të mirë me gra të zonë të cilat përgatisin mëngjesin dhe darkën”.

“Po ndërtojmë edhe një restorant ku do të ofrojmë gatime të ndryshme të zonës. Bashkangjitur do të ketë edhe fermën ku produktet  fermës do të përdoren për ushqimet në restorant”, shtoi Kurti.



Të ndryshme
Më shumë