TV LIVE
Nga Vendi
21 May 2025
Kërçovari Alban Bajrami mbron me sukses titullin “Specialist Internist” në Frankfurt

Një tjetër sukses vjen nga diaspora shqiptare në Gjermani. Mjeku i ri nga Kërçova, Alban Bajrami, ka mbrojtur me sukses titullin “Specialist Internist” përpara ekipit të profesorëve në një nga institucionet prestigjioze të Frankfurtit.
Pas disa vitesh studimi dhe përkushtimi profesional në fushën e mjekësisë së brendshme, Bajrami arriti të kurorëzojë me sukses përgatitjen e tij, duke marrë vlerësime të larta nga trupi akademik.
Ky arritje jo vetëm që përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierën personale të dr. Bajramit, por gjithashtu është një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë jashtë vendit që ndjekin rrugën e dijes dhe profesionalizmit.
Bajrami ka shprehur mirënjohjen për familjen, profesorët dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim, duke theksuar se do të vazhdojë të kontribuojë me përkushtim në fushën e mjekësisë.
Suksese të tilla dëshmojnë për potencialin dhe përkushtimin e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare dhe janë burim krenarie për mbarë shqiptarët,e në veçanti per origjinën e tyre ,ne rastin konkret për Kërçovën.



Të ndryshme
Më shumë