Igli Tare shumë shpejt do të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit. Njoftimi zyrtar pritet së shpejti, por ndërkohë kanë nisur tashmë lëvizjet e para për ndërtimin e një skuadre që do të synojë ringritjen pas një sezoni zhgënjyes.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Tare dhe administratori Giorgio Furlani kanë rënë dakord për një projekt të ri me theks te lojtarët italianë ose ata që e njohin mirë kampionatin italian. Trajneri që përputhet më mirë me këtë filozofi është Vincenzo Italiano, i cili pëlqehet nga drejtuesit për stilin e tij energjik, agresiv dhe me intensitet të lartë.
Ndër emrat e parë në listën e dëshirave të Tares janë Dan Ndoye dhe Jens Odgaard, dy lojtarë që spikatën këtë sezon me fanellën e Bolognas nën drejtimin e Italianos. Ndoye ndiqet me interes edhe nga Juventusi.
Nëse nga ekipi largohet ndonjë prej mbrojtësve kryesorë, si Tomori apo Thiaë, atëherë do të kërkohen përforcime në prapavijë. Pëlqehet Mario Gila i Lazios, të cilin Tare e afroi në Serie A në vitin 2022, por në vëzhgim janë edhe të rinjtë Comuzzo, Leoni dhe Coppola.
Në repartin ofensiv, qëndrimi i Abraham është i pasigurt dhe për të shtuar forcën fizike në sulm, synohet Lorenzo Lucca, si një alternativë ndaj Santi Gimenez.
Por emri më “bombastik” në listën e Tares është padyshim Sergej Milinkovic-Savic, lojtari që ai vetë e afroi te Lazio dhe që sot luan për Al Hilal në Arabinë Saudite. Pengesa kryesore është paga e lartë që përfiton, por kthimi i tij në Serie A do të ishte një goditje e madhe për Milanin, duke pasuruar mesfushën me fizik dhe gola.
Me Taren në krye të merkatos dhe me një vizion të qartë për sezonin 2024/2025, Milani duket i vendosur për të rilindur dhe për të rikthyer