TV LIVE
Nga Vendi
20 May 2025
Gjendet i vdekur një maturant në Strumicë

Dje rreth orës 12 në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa deponisë për drunj të ekonomisë pyjore “Bellasica”, në vendin “Krivarekë”, është gjetur pa shenje jete M.A. (19), maturant në njërën nga shkolla e mesme të Strumicës.

Sipas prokurores Violeta Millçovska, trupi i djalit është dorëzuar në obduksion dhe nga konstatimet e deritanishme nuk ka shenje dhune dhe priten analizat toksikologjike që të kenë pamje më të qartë për shkaqet e vdekjes.

Edhe nga policia konfirmojnë se dje rreth orës 12 është raportuar se në afërsi të Strumicës, në një lëndinë është gjetur trupi i pajetë i një djali 19 vjeçar nga Strumica.

Tash për tash nuk komunikohen më shumë detaje për vdekjen e djalit dhe si ka përfunduar në lokacionin ku është gjetur.



Të ndryshme
Më shumë