TV LIVE
Nga Vendi
18 May 2025
Dr. Valbona Adili-Emini nga Kërçova do të bëhet deputete në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut pas dorëheqjes së deputetit Salim Sulejmani

Pas dorëheqjes së deputetit Salim Sulejmani nga pozita e tij në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, mandati i deputetit i kalon Valbona Adili-Eminit, e cila ishte e dyta në listën zgjedhore të koalicionit VLEN në Njësinë Zgjedhore numër 5.

Valbona Adili-Emini vjen nga radhët e Lëvizjes BESA, konkretisht nga dega e Kërçovës.

Në javët në vijim pritet të bëhet zyrtarizimi i mandatit të Valbona Adili-Eminitsi deputete e re në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.



Të ndryshme
Më shumë