Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi, ka uruar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet e fundit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mehmedi e ka cilësuar Shqipërinë si “lokomotivën e rajonit në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, duke theksuar rëndësinë e lidershipit të Ramës në këtë proces.
“Shqipëria, lokomotiva e rajonit në rrugën drejt BE! URIME!” – ka shkruar Mehmedi.
Ky urim vjen në një moment të rëndësishëm për zhvillimet politike në rajon, ku zgjedhjet në Shqipëri janë ndjekur me vëmendje të lartë nga faktori nderkombëtar drejt rrugetimit të Shqipërisë në anëtarësimin plotë në BE.