TV LIVE
Nga Vendi
17 May 2025
Sela: Figura politike si Arben Taravari nuk duhet pritur krah hapur

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar sot në lidhje me raportimet për ndarje të komunave brenda Frontit Evropian dhe aludimet se Arben Taravarit i janë dhënë pesë komuna nga ana e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Gjatë një interviste për Alsat, Sela u pyet nëse është në dijeni për një ndarje të tillë. “Ali Ahmeti nëse ka komuna për të shkëputur majtas e djathtas është çështje e tij, por asesi nuk do të pranoj përulje apo nënçmim”, tha Sela.

I pyetur më tej për atë se a pritet me krah hapur Taravari në ASH dhe në Frontin Europian, Sela tha se atij i është dashur një vit që të përçajë ASH dhe më pak se një vit që të përçajë Vlenin.

Nuk mendoj që figura politike si Arben Taravari duhet pritur krah hapur, për shkak se të dyshimta janë lëvizjet e tij politike, sidomos nga momenti që unë ja dorëzova timonin e partisë. Në qoftë se i shohim gjërat atij ju dashtë vetëm një vit të përçajë Aleancën dhe më pak se një vit të përçajë atje ku dhe shkoi apo jo, dhe nuk e dimë se çfarë do të servojë pas një periudhe kohore prandaj Fronti Europian i ndjek me vëmendje këto ngjarje që gjithë eksponentët kanë mendimin e vetë dhe unë sapo shpreha mendimin tim sepse është e vështirë që të ndjekësh në politikë lëvizjet e njerëzve që janë bipolarë, me personalitete të shumëfishta prandaj duhet parë me kujdes lëvizjet a kanë për qëllim realisht a kanë reflektuar dhe për pasojë i bën këto lëvizje dhe në qoftë se është kjo, ai detyrohet të bën një falje publike dhe do të kuptojmë se ka reflektuar por nga ana tjetër falja publike nuk është një fjalë gojë por shfajësim momenti për të vazhduar më tej me gabimet e njejta, theksoi Sela, duke shtuar: Për ardhjen e Taravarit në Front do të duhet të vendosim ne që jemi pjesë e Frontit ndërsa ribashkimi i ASH si opcion që unë e udhëheq ka vend për të gjithë ata që nuk e kanë haruar kauzën dhe jemi të hapur ndërsa njerëz të cilët gjatë kësaj periudhe mbi 20 herë e kanë shkrirë ASH te Vleni mendoj që kurrë nuk kanë dashur ASH të bashkuar dhe tregon se cilat kanë qenë qëllimet e tyre dhe ta zhbëjnë togfjalëshin, vlerësoi Sela dhe për fund tha se ASH që ai e udhëheq dy herë e ka fituar në gjykatë.

Intervistën e plotë e gjeni në vazhdim:



Të ndryshme
Më shumë