TV LIVE
Teknologji
17 May 2025
Shkencëtarët e konfirmojnë, valët 5G nuk dëmtojnë shëndetin e njeriut

Nuk ka asnjë provë që teknologjia 5G është e dëmshme për shëndetin, siç konfirmohet nga një studim i ri shkencor që analizoi në detaje ndikimin e valëve elektromagnetike të përdorura nga rrjeti 5G, me synimin për t’i dhënë fund këtij debati.

Gjatë pandemisë COVID-19, 5G ka qenë objekti i teorive konspirative që e lidhin atë me virusin, pa asnjë provë.

Por studiuesit në Universitetin Constructor tani kanë ekspozuar dy lloje të qelizave të lëkurës njerëzore – fibroblaste dhe keratinocitet – ndaj valëve elektromagnetike mbi kufijtë e rekomanduar të sigurisë, për dy dhe 48 orë.

Rezultatet tregojnë se nivelet e lejuara të ekspozimit ndaj valëve 5G nuk e dëmtojnë lëkurën e njeriut ose nuk shkaktojnë ndryshime në nivelin e gjeneve apo modelet epigjenetike.

Bëhet e ditur se studimi u botua në revistën PNAS Nexus.

“Këto rezultate kontribuojnë në sqarimin e pasigurive”, thonë autorët.

Çfarë testuan dhe pse?

Telefonat celularë dhe pajisjet e ngjashme transmetojnë të dhëna me valë, nëpërmjet valëve elektromagnetike në breza frekuencash specifike.

Për shkak të rritjes së trafikut, këto breza po bëhen të mbingarkuar, kështu që u prezantua teknologjia 5G, e cila përdor një spektër më të gjerë, duke përfshirë frekuencat midis 24.3 dhe 43.3 GHz.

Ndërsa valët deri në 3 GHz depërtojnë në lëkurë në një thellësi prej 10 mm, ato mbi 10 GHz, që përfshin 5G, depërtojnë vetëm 1 mm në sipërfaqen e lëkurës.

Pavarësisht kësaj, shumë janë shqetësuar për “pasojat e padukshme” të mundshme të teknologjisë 5G, veçanërisht kur frekuencat më të larta fillojnë të përdoren.

Problemi, thonë studiuesit, është se studimet e mëparshme që kanë ngritur shqetësime kanë pasur të meta serioze metodologjike, si mungesa e kontrollit të temperaturës dhe statistikave jotransparente.



Të ndryshme
Më shumë