Izet Mexhiti nga VLEN thotë se edhe pas vendimit për largim të Arben Taravarit nga shumica parlamentare, kanë 13-14 deputetë, përcjell TV21. Mexhiti tha se qeveria është stabile.
“Ende pa përfunduar epilogu me Aleancën për Shqiptarët, unë e them edhe sot, qeveria e ka numrin e njëjtë të deputetëve, aq sa ka pasur edhe me Taravarin. Pra flas për 14 deputetë. 13-14. Qeveria është stabile. VLEN-i është në qeveri për shkak të 107,000 votave që ka qenë fitore absolute në zgjedhjet e kaluara parlamentare. Ato vota nuk janë as të Izet Mexhitit, as të Taravarit, as të Bilallit e Afrimit. Janë vota opozitare, vota që kanë votuar për ndryshim dhe ato vota mbeten në VLEN”, theksoi Mexhiti./tv21.tv
https://www.instagram.com/tv21hd/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3375bf9c-6464-4596-99d8-2c3b496386a8