Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbërritur në sheshin “Skënderbej”. Ajo u prit nga shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama, por në një mënyrë të pazakontë.
Ndryshe nga liderët e tjerë, kryeministri Rama zgjodhi që të ulej në gjunjë kur erdhi homologia e tij italiane.
Meloni me humor tha se kryeminsitri e bën këtë që të jetë i gjatë sa ajo.
Meloni: E bën që të jetë i gjatë sa unë.
Më tej, në një prononcim të shkurtër për mediat Meloni foli për bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës dhe për kampin e refugjatëve në Gjadër.
Meloni: Mendoj se duhet të këmbëngulim për një marrëveshje paqeje. Nuk kam kohë të kaloj në Gjadër, por puna po vazhdon dhe kjo tregon edhe shpejtësinë e funksionimit duke dëshmuar që siç kshim premtuar jemi në rrugën e duhur./vizionplus.tv