Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj, ka fituar titullin në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite me Al-Ittihadin.
Mitaj mbrëmë luajti në fitoren e skuadrës së tij 3:1 ndaj Al-Raed, shkruan Indeksonline
Me fitore, Al-Ittihad ka siguruar edhe matematikisht titullin për sezonin 2024/25.
Mbrojtësi “kuqezi” është bërë lojtari i parë që fiton titull lige në Arabinë Saudite.
Al-Ittihad ka grumbulluar 77 pikë, ku kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund. Në ndjekje e kishte Al-Hilalin që tani ka 68 pikë./Indeksonline/