TV LIVE
Nga Bota
14 May 2025
Londra dhe Cyrihu së shpejti do të lidhen me hekurudhë

Një linjë e re e trenave do të lidhë Londrën dhe Cyrihun.

Sipas “London Travelers”, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra janë dakorduar të punojnë në krijimin e një hekurudhe të re që lidh Londrën me Gjenevën dhe Cyrihun, transmeton IndeksOnline.

Udhëtimi me tren pritet të përfshijë një ndalesë në Paris dhe parashikohet të shkurtojë kohën e udhëtimit Londër-Gjenevë për së paku dy orë.

Ekspertët nga të dy shtetet pritet të detajojnë marrëveshjen, duke llogaritur kontrollet kufitare dhe kostot e udhëtimit dhe projekti pritet të finalizohet në 5 deri 10 vjetët e ardhshëm.



Të ndryshme
Më shumë