Seria e re Samsung Galaxy Watch8 pritet të vijë me një formë trupore të re “squircle” (një përzierje mes rrethit dhe katrorit).
Kjo është e ngjashme me atë të Galaxy Watch Ultra që u lansua vitin e kaluar.
Sipas të dhënave, kjo seri do të përfshijë disa ndryshime të rëndësishme në dizajn dhe funksionalitet.
Galaxy Watch8 do të jetë i disponueshëm në dy madhësi, ndërsa Watch8 Classic, do të vijë vetëm në një madhësi të vetme.
Pamjet e zbuluara konfirmojnë se modeli do të ketë një trup “squircle”, por me ekran të rrumbullakët, ashtu si Galaxy Watch Ultra. /Telegrafi/