Po ndërmerren aktivitete sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike dhe, për aq sa jam i informuar, aktualisht po merren në pyetje një numër dëshmitarësh të cilët janë të lidhur me ngjarjen penale juridike, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili sot në Shtip iu përgjigj një pyetjeje nga gazetarët nëse ka zhvillime të reja rreth hetimit për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 62 të rinj.
Ai theksoi se nuk ka ndonjë informacion shtesë për të ndarë, pasi hetimi ende është në vijim.
“Në këtë moment hetimi është ende në vazhdim, po mblidhen dëshmi dhe veprohet sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike. Sapo të ketë zhvillime të reja, opinioni publik do të njoftohet nga Prokuroria për të gjitha hapat që do të ndërmerren në të ardhmen”, tha Toshkovski.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prill, më 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.