TV LIVE
Sport
10 May 2025
Alisha Lehmann: Fillova të luaja futboll në fshatin tim

Bukuroshja mahnitëse e futbollit, Alisha Lehmann, aktualisht pjesë e Juventusit, ka rrëfyer “momentin që ndryshoi gjithçka” në karrierën e saj profesionale: “Kur isha 6 ose 7 vjeçe, u bashkova me një klub futbolli.

Si fëmijë isha shumë e shpejtë, më e shpejtë se djemtë. E fillova në fshatin tim dhe gjithmonë doja të luaja. Momenti që ndryshoi gjithçka ishte kur u bashkova me Young Boys. Asokohe isha 11 ose 12 vjeçe.

Në atë kohë, ne stërviteshim me djemtë në mëngjes dhe luanim me vajzat në fundjavë. U kënaqa, por nuk mendoja se mund të bëhesha një futbolliste e vërtetë.

Futbolli i femrave nuk ishte si sot, besoja se në Zvicër do të fitoja më shumë me një punë normale sesa si futbolliste.

Kurrë nuk mendoja se do t’ia dilja, por jetova jetën time. Jam vajzë, jam qenie femërore, ndaj më pëlqejnë thonjtë, të lyej buzët, vetullat, qerpikët…

Njerëzit flasin shumë për këto gjëra, por nuk ndikojnë në asnjë mënyrë në atë që bëj në fushë. Unë gjithmonë kritikohem për këto gjëra, por nuk më intereson se çfarë shkruajnë”.



Të ndryshme
Më shumë