TV LIVE
Kuriozitete
10 May 2025
Çfarë është Urdhri i Agustinianëve, të cilit i përket Papa Leoni XIV

Papa i ri Robert Prevost, i cili zgjodhi emrin Leoni XIV, vjen nga urdhri i Augustinianëve.

Ai vetë e përmendi këtë në fjalimin e tij të parë të mbajtur nga ballkoni i Shën Pjetrit në përshëndetjen e tij drejtuar besimtarëve.

Urdhri, dishepuj të Shën Agustinit, u themelua zyrtarisht në shekullin e 13-të dhe pas një periudhe të gjatë ishte në rrezik zhdukjeje në shekullin e 19-të.

Ishte Papa i atëhershëm Leon XIII që e shpëtoi atë dhe ndoshta zgjedhja e emrit nga Papa i ri lidhet gjithashtu me këtë pasazh historik.

Data e saktë e themelimit të urdhrit Agustinian daton më 16 dhjetor 1243, kur Papa Inoçenti IV ftoi disa bashkësi eremitësh të Lacios të bashkoheshin në një kongregacion të vetëm.

Agustinianët panë zgjerimin e tyre më të madh në shekullin e 16-të, që përkoi me lulëzimin e Humanizmit, kur ata hapën misione të shumta në Amerikë, Azi dhe Afrikë.

Komuniteti i parë u themelua në Lima të Perusë në vitin 1551, një tokë ku Papa Provosti ka ushtruar misionin e tij për një kohë të gjatë.

Rënia përkon me shekullin e 18-të, kur perandori i Habsburgëve Jozef II shtypi shumë manastire augustiniane dhe sekuestroi pasuritë e tyre.

Rilindja, duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit pasardhës, i mbështeti, siç u tha nga Papa Leoni XIII.

Devotshmëria ndaj Shën Marisë, përkushtimi ndaj studimeve dhe përhapja e tyre janë ndër karakteristikat e augustinianëve.

Studimi i filozofisë dhe teologjisë janë “trashëgimia” e tyre kulturore, së bashku me aktivitetin misionar dhe arsimor.

Ndër figurat më të famshme që i përkasin urdhrit është Martin Luther, i cili ishte një frat augustinian para ndarjes me Kishën e Romës.

Gregor Mendel, një abat i lindur në Bohemi, i konsideruar si babai i gjenetikës moderne, gjithashtu i përkiste urdhrit. /rtvora/



Të ndryshme
Më shumë