Këngëtari i njohur dhe njëkohësisht fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Gjesti, feston sot ditëlindjen!
I lindur më 8 maj 2000 në Pavlan të Pejës, Besart Kelmendi – i njohur për publikun si Gjesti – mbush plot 25 vjeç. Artist me një stil unik dhe energji të veçantë në skenë, Gjesti është kthyer në një nga emrat më të përfolur të muzikës dhe televizionit shqiptar.
Ai u bë pjesë e skenës muzikore në vitin 2020 me këngën “Idiote”, për të vazhduar më pas me disa hite të suksesshme si “Princeshë”, “Beba”, “Oh Zot” dhe “Ku Mete”.
Në fund të vitit 2024, Gjesti hyri në Big Brother VIP Kosova, ku qëndroi për 83 ditë. Pak javë më vonë u bë pjesë edhe e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ku u shpall fitues më 20 prill 2025, duke fituar çmimin prej 100,000 eurosh.
Në këtë ditë të veçantë, urimet për ditëlindje nga fansat, kolegët dhe figurat publike nuk kanë munguar. Moderatori Ledion Liço ishte ndër të parët që e uroi publikisht: “Urime ditëlindja nub, shkëlqe gjithmonë./GazetaInfokus