TV LIVE
Nga Vendi
7 May 2025
Kërçovarja Albiona Selimi diplomon me nderime të larta në SHBA

Albiona Selimi, e lindur dhe e rritur në Alaskë, ka kurorëzuar me sukses rrugëtimin e saj akademik në Universitetin e Alaskës në Anchorage (UAA), duke u diplomuar më 4 maj 2025 me vlerësimin më të lartë “Summa Cum Laude”.
Selimi ishte folësja kryesore e ceremonisë së diplomimit për ciklin e parë të studimeve universitare, një nder që u rezervua për studentët me arritje të jashtëzakonshme. Ajo përfundoi studimet Bachelor në Shkenca Politike në kuadër të Kolegjit të Nderimeve “Honors College”, ndërsa si degë dytësore ndoqi studimet për të Drejtën dhe për Studimet e Grave.
Rruga e saj akademike nisi që herët në shtetin verior të Alaskës, ku ndoqi shkollën fillore në Abbott Loop Elementary School në Anchorage dhe më pas përfundoi shkollën e mesme në Wasilla High School, në qytetin Wasilla.
Arritjet e Albionës janë dëshmi e përkushtimit dhe punës së palodhur, duke e kthyer atë në një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë në diasporë dhe më gjerë.

Përndryshe Albiona Selimi është vajza e Xhonit dhe Florijes nga fshati Zhubrinë i Kërçovës

 



Të ndryshme
Më shumë