TV LIVE
Sport
6 May 2025
Si ndalet Lamine Yamal? Inzaghi ka formulën me tre markues për ‘yllin’ e Barçës

Si do të mund ta ndalë Interi Lamine Yamal-in. Bota e futbollit po konvergon drejt një përgjigjeje të vetme: Lamine Yamal është lojtari i ri më i fortë në botë. Së shpejti do të zhduket edhe mbiemri “i ri”, sepse do të jetë thjesht më i miri. Pyetja tjetër, që në këto orë jehon në korridoret e “Appianos”, mbetet pa përgjigje.

Shpresohet të mos jetë e pazgjidhshme: si mund të ndalet Yamal, ‘ylli’ rreth të cilit rrotullohet kualifikimi për në finalen e madhe të Mynihut? Barça nuk është vetëm Lamine, është e vërtetë, por nëse 40% e sulmeve kalojnë nga krahu i tij, balanca e rrezikshmërisë anon dukshëm.

Rregulla e parë: t’i lihen hapësira minimale, por ndoshta as kjo nuk mjafton. ‘Treshja’ Bastoni-Dimarco-Mkhitaryan do të duhet të bëjë sakrifica ekstreme. Mjafton një lexim i gabuar me disa centimetra për të shpërthyer “katastrofa” prej 17-vjeçarit ‘blaugrana’.

Bastoni dhe Dimarco, ky i fundit në vështirësi të madhe në “Montjuic”, tashmë janë përballur me Yamal në mënyrë të pafat në Europianin e fundit. Ditën kur Nico Ëilliams tërboi Di Lorenzon, duke mbuluar pjesërisht edhe lëvizjet e Lamine, talenti i Barcelonës shkëlqeu në anën tjetër të fushës, gjithsesi.

Pra, sonte do të kërkojnë revansh Bastoni dhe Dimarco. I pari, teorikisht, ka më shumë energji. 90 minuta në stol ndaj Veronës, titullar në Barcelonë, por i pezulluar disa ditë më parë kundër Romës.

Më i lodhur duket Dimarco, por është menaxhuar. Vetëm 21 minuta ndaj Verona-s, kundër së cilës shkëlqeu Carlos Augusto. Një titullar shtesë, një armë më shumë për Inzaghin, që po rikuperon edhe Mkhitaryan-in më të mirë.

Armeni do të duhet ta trefishojë presionin ndaj ‘yllit’ spanjollit, pa harruar edhe rolin e tij si mesfushor depërtues. Një nga senatorët, gati për të luajtur ndeshjen e jetës kundër lojtarit më të mirë në botë.



Të ndryshme
Më shumë