Sot, në orën 17:00, në varrezat e reja te qytetit te Kërçovës, do t’i jepet lamtumira e fundit të ndjerit Besnik Rizmani, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur ditën e djeshme në rrugën Dibër-Strugë, pranë fshatit Otishan.
Besniku, vetëm 33 vjeç, ishte duke udhëtuar me motoçikletën e tij Ducati me targa të Kërçovës, kur u përplas me një automjet të tipit “Peugeot 406” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 43-vjeçar nga Shkupi. Sipas informacionit nga SPB Ohër, përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili ndërroi jetë në vend, me vdekjen e konfirmuar nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë nga Dibra.
Lajmi për humbjen e tij të parakohshme ka tronditur familjen, miqtë dhe komunitetin e Kërçovës, të cilët sot do të përcjellin me dhimbje të thellë Besnikun për në banesën e fundit.