Ka përfunduar në Madrid turneu Masters 1000, me triumfin e bjelloruses Arina Sabalenka për femra dhe norvegjezit Kasper Ruud për meshkuj.
Për Sabalenka kjo është hera e tretë që fiton turneun madrilen. Në finalen e luajtur në fushat me dhè ajo mundi 2-0 (6-3, 7-6) rivalen amerikane Koco Gauff, në një ndeshje me rivalitet vetëm në setin e dytë. Për bjellorusen ky është suksesi i tretë sezonal, i 21-ti në karrierë, një triumf që e mban në krye të renditjes, madje duk u shkëputur ndjeshëm nga rivalet e saj.
Norvegjezi Kasper Ruud fitoi në Madrid turneun e parë Masters në karrierën e tij, i 13-ti në karrierë. Një rikthim te suksesi që mungonte prej gati një viti. Në finale ai mundi 2-1 (7-5, 3-6, 6-4) anglezin Xhak Draper, një ndeshje që zgjati dy orë e 30 minuta. Një ndeshje e dueluar dhe me emocione, me Ruud që arriti të triumfojë me meritë në fund.