Chelsea ka marrë një fitore me shumë vlerë ndaj Liverpoolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Premier League.
Blutë e Londrës fituan me rezultatin 3-1, duke përfituar nga qetësia e kundërshtarit, i cili kishte siguruar matematikisht titullin kampion një javë më parë.
Në “Stamford Bridge”, skuadra e trajnerit Maresca e nisi fort takimin dhe kaloi në avantazh në pjesën e parë me Enzo Fernandez.
Chelsea dyfishoi pas një autogoli të Quansah, ndërsa Liverpool reagoi vonë me një gol të Van Dijk. Megjithatë, Cole Palmer vulosi rezultatin me një penallti në minutat e fundit.
Me këtë sukses, Chelsea ngjitet në vendin e pestë me 63 pikë, po aq sa Newcastle që mban vendin e katërt. Për Liverpoolin e trajnerit Slot, kjo disfatë është pa ndikim, pasi titulli është siguruar dhe skuadra luajti pa presion.