Organizata që drejton Wikipedia, njoftoi se po integronte AI gjeneruese në procesin e saj të redaktimit si një mjet për të ndihmuar stafin vullnetar të moderatorëve, redaktorëve dhe patrulluesve të reduktojnë ngarkesën e tyre të punës dhe të fokusohen më shumë në kontrollin e cilësisë.
Në një deklaratë, Chris Albon, drejtor i Mësimit të Makinerisë në fondacion, theksoi se ai nuk donte që AI të zëvendësonte redaktorët e tyre njerëzorë ose të përfundonte duke gjeneruar përmbajtjen e Wikipedia.
Përkundrazi, AI do të përdorej për të “hequr barrierat teknike” dhe “detyrat e lodhshme” që pengonin rrjedhën e punës së redaktorëve, si kërkimi në sfond, përkthimi dhe marrja e vullnetarëve të rinj.
“Ne do të marrim një qasje të përqendruar te njeriu dhe do t’i japim përparësi agjencisë njerëzore, do t’i japim përparësi përdorimit të AI me burim të hapur ose me peshë të hapur, do t’i japim përparësi transparencës dhe do të marrim një qasje të nuancuar ndaj shumëgjuhësisë,” shkroi ai.
Wikipedia tashmë përdor AI për të zbuluar vandalizmin, përkthyer përmbajtjen dhe parashikuar lexueshmërinë, por deri më tash nuk kishte ofruar shërbime AI për redaktorët e saj.
Vitet e fundit, Fondacioni Wikimedia është përpjekur t’ua lehtësojë jetën punonjësve të saj vullnetarë, nga shtimi i veçorive të reja për të përmirësuar përvojën e redaktimit.
Në fillim të këtij muaji, fondacioni njoftoi një iniciativë të re për të krijuar një grup të dhënash me qasje të hapur të “përmbajtjes së strukturuar të Wikipedia” – një kopje e përmbajtjes së optimizuar posaçërisht për mësimin e makinerive – me synimin për të mbajtur robotët jashtë faqes së destinuar për shfletim njerëzor.
Vitet e fundit, numri i robotëve të inteligjencës artificiale është rritur në mënyrë drastike deri në atë pikë, sa trafiku i robotëve në fakt, ka vënë një tendosje në serverët e Wikipedia dhe ka rritur konsumin e gjerësisë së brezit 50 për qind.