TV LIVE
Nga Vendi
19 April 2025
Është kryer inspektimi në vendin e aksidentit ku mbrëmë humën jetën tre persona

Është kryer kontrolli në vendin e aksidentit të komunikacionit që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Kërçovë – Gostivar, ku kanë humbur jetën tre persona dhe tetë janë lënduar.

Prokuroria Publike e Shtetit sot në mëngjes ka njoftuar se nga vendi i aksidentit janë grumbulluar gjurmë që do t’i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore, ndërsa trupat e të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion dhe është lëshuar urdhër për testim për praninë e mundshme të alkoolit apo substancave tjera te të lënduarit.

“Me udhëzimet e prokurorit publik vazhdojnë të ndërmerren veprime të tjera”, njofton Prokuroria Publike.

Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol dhe ishin të përfshira tri vetura.



Të ndryshme
Më shumë