TV LIVE
Nga Vendi
16 April 2025
Regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

Për shkak të mbajtjes së ndeshjes miqësore ndërkombëtare të futbollit për bamirësi Vardar – Cërvena Xvezda sonte prej orës 20 në Shkup do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit.

Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të qarkullimit në rrugët rreth arenës “Todor Proeski”.

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat të cilët do t’i japin nëpunësit e policisë.



Të ndryshme
Më shumë