Një grua 26-vjeçare ka rënë të premten nga kati i shtatë i një ndërtese në lagjen Lakrishtë në Prishtinë.
Policia e Kosovës përmes raportit ditor këtë të shtunë ka bërë të ditur se një burrë është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit.
Ndërsa rasti është cilësuar si “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.
“Prishtinë 11.04.2025 – 15:53. Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh./21Media