TV LIVE
Nga Vendi
12 April 2025
Janevska: Mësim me një turn ka në 150 shkolla, që të përfshihen të gjitha shkollat duhet të ndërtohen 300 klasa

Përforcimi i fuqishëm i pozitës së gruas në çdo segment të veprimit shoqëror, si bazë për prosperitet dhe qëndrueshmëri, është fokusi programor i kësaj Qeverie. Në kuadër të reformave në arsim, për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës, vëmendje të veçantë i kushtojmë rritjes së aksesit të vajzave në njohuritë dhe aftësitë profesionale sepse, jo vetëm që pas përfundimit të arsimit të mesëm ofrojnë vende pune të sigurta, por edhe lehtësojnë regjistrimin e tyre në programet e studimit STEM, TIK dhe programet teknike studimore.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në forumin ekonomik “Fuqizimi i grave të afta për punë: Strategjitë për zhbllokimin e potencialit dhe rritjen e produktivitetit”, organizuar nga Finance Think – Instituti për hulumtime ekonomike dhe politika, Shkup.

anevska tha se në arsimin fillor, strategjia është futja e mësimdhënies me një turn dhe qëndrimi i zgjatur i nxënësve dhe mësimdhënësve në shkolla, si parakusht thelbësor për arsim më cilësor.

 

„ Nëse nxënësit kalojnë më shumë orë në shkollë, kohë që nuk do të plotësohet vetëm me mësimin klasik por edhe me veprimtari jashtëshkollore që do të thotë përvetësim i njohurive dhe aftësive të reja, kjo do të thotë se nxënësit përfitojnë më shumë kohë për t’iu kushtuar interesave të tyre dhe zhvillimit personal. Gjithashtu, mësimi me një turn kontribuon në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë nxënësit, duke mundësuar qasje të barabartë në burime dhe aktivitete arsimore”, theksoi ministrja Janevska.

Ministrja  informoi se aktualisht 150 shkolla kanë mësim me një turn ndërsa për optimizimin e plotë të rrjetit të shkollave dhe futjen e punës me një turn në të gjitha shkollat, sipas analizës së bërë nga MASH-i dhe Banka Botërore, duhet të ndërtohen 300 klasa dhe 70 tualete, që është  investim prej rreth 8 milionë euro.Koncepti i qëndrimit  të zgjatur të nxënësve në shkollë ka ndikim pozitiv edhe në ndërtimin e rrethit e cila është inkurajuese për gratë që të kenë më shumë kohë për avancim profesional, pa sakrifikuar rolin e tyre si prindër. Janevska tha se në bazë të përkushtimit të reduktimit të barrierave që pengojnë gratë, është ideja që duke zhbllokuar potencialin e grave, në fakt po zhbllokojmë potencialin e të gjithë shoqërisë sonë, që shpie drejt  prosperitet të përbashkët.



Të ndryshme
Më shumë