TV LIVE
Nga Rajoni
11 April 2025
Kosovë/Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, aktivistët: Të martën do të dorëzojmë padi

(Lajm i përditësuar)

Ka përfunduar e qetë protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ndërsa aktivistët paralajmëruan padi ndaj ZRrE-së.

Ata në fund të protestën thanë se padia do të doëzohet javën e ardhshme, saktësisht të martën në gjykatë.

“Do të vazhdojmë me kundërshtimet tona, dhe me protestat tonë. Deri në protestën e ardhshme të cilën do ta paralajmërojmë së shpejti. Takohemi të martën para gjykatës kur do ta dorëzojmë padinë”, thanë aktivistët.

“KEDS t’i kthehet popullit”, protestuesit kërkuan dorëheqjen e anëtarëve të ZRrE-së

Duke brohotirur “Asnjë cent më shumë”, qytetarët marshuan drejt zyrave të ZRrE-së nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Aktivistët e grupit “Asnjë cent më Shumë” bën një mbishkrim para zyrës së ZRrE-së “KEDS t’i kthehet popullit”.

Ndërkaq, protestuesit me brohorima po kërkojnë dorëheqjen e anëtarëve të ZRrE-së.

Qytetarët protestojnë kundër vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës

Ka nisur protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike me 15 për qind sa ishte propozuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Në sheshin “Zahir Pajaziti” janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve për të kundërshtuar këtë, propozim që sot ishte në rend ditë për t’u votuar në mbledhjen e Bordit të ZRrE-së.

Me pankarta në duar “Mbroj familjen tënde-protesto”, Qytetarët nuk janë bankomat”, “Nuk paguajmë për dështimet tua”, etj, protestuesit shprehën pakënaqësinë ndaj kërkesës së kompanive energjetike për rritjen e tarifave të rrymës.

Fillojnë të mblidhen protestuesit kundër shtrenjtimit të rrymës

Foto-RTV21

Qytetarët fillojnë të mblidhen për të protestuar kundër shtrenjtimit të energjise elektrike.

Protesta fillon nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në të njëjtën ditë kur edhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale, duke mos treguar për sa përqind është rritur çmimi i rrymës./21Media



Të ndryshme
Më shumë