TV LIVE
Nga Vendi
5 April 2025
“Kush ma vrau engjëllin tim, heroin tim?”, protesta e nënave të Koçanit

Nëna të Koçanit të mbështetur nga shumë qytetarë sot zhvilluan marsh protestues rrugëve të këtij qyteti me pankartat: “Sistemi i korruptuar vret”, “Kjo nuk është aksident, është vrasje” dhe “Nuk duam drejtësi selektive”.

Një nënë e dëshpëruar, e cila humbi vajzën e saj në këtë tragjedi, u shpreh mes lotësh:
“Kush ma vrau engjëllin tim, heroin tim?”

Ato kërkuan drejtësi dhe për t’u përkulur para kujtimit të më të dashurve të tyre që humbën jetën më 16 mars, ditë që tashmë konsiderohet tragjike për qytetin.

Numri i viktimave nga kjo tragjedi dje u rrit në 60 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ky marsh nuk ishte vetëm shenjë dhimbjeje, por edhe thirrje për përgjegjësi dhe drejtësi.(INA)



Të ndryshme
Më shumë