Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot heroinën Fetnete Ramosaj në gjashtëvjetorin e ndarjes nga jeta.
Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se gratë e UÇK-së janë vlerë historike që rrallë ndonjë komb tjetër i ka.
“Në 6-vjetorin e shkuarjes në amshim, kujtojmë me nder heroinën Fetnete Ramosaj. Zëri i UÇK-së, mbledhëse e fakteve të gjenocidit serb në Kosovë, trimërisht deri në frymën e fundit. Gratë e UÇK-së janë vlerë historike që rrallë ndonjë komb tjetër i ka.
Krenari e mirënjohje!”, shkruan ai. /Telegrafi/