Sot bëhen katër vjet që prej kur Vjosa Osmani u bë presidente e Kosovës. Osmani ka shënuar këtë ditë përmes një postimi në Facebook.
“Çdo ditë, para se gjithash Kosova! Katër vjet në shërbim të qytetarëve. Katër vjet për Republikën! Katër vjet Presidente, betim i përjetshëm për Kosovën!”, ka shkruar ajo.
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, më 4 prill 2021, me 71 vota “për” zgjodhi presidente të vendit Vjosa Osmanin. Osmani u zgjodh pas raundit të tretë të votimit ku votuan 82 deputetë. 71 nga deputetët votuan për Osmanin, 11 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa për kandidatin tjetër Nasuf Bejta nuk votoi asnjë deputet./21Media