TV LIVE
Nga Vendi
31 March 2025
Voziste me shpejtësi 173 km/h në autostradën Gostivar-Tetovë, kallëzim penal ndaj 29-vjeçarit

Dje në autostradën Gostivar-Tetovë, në stacionin e pagesës “Gostivar”, zyrtarët policorë kanë ndaluar Z.S. (29) nga fshati Vrutok i Gostivarit.

“Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor është konstatuar se Z.S ka qenë duke vozitur automjetin “Golf” me shpejtësi 173 kilometra në orë në vend ku shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë.

Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për drejtim të automjetit në mënyrë të pakujdesshme”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë