TV LIVE
Nga Bota
29 March 2025
“Këtu është shumë ftohtë, askush nuk ma tha këtë”, bëhet viral reagimi i zëvendëspresidentit amerikan gjatë vizitës në Grenlandë

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance ka zbarkuar në Grenlandë dhe është takuar me ushtarët amerikanë në një bazë ushtarake.

Vance dhe gruaja e tij Usha u filmuan në Grenlandë, në bazën bazën hapësinore Pituffik në veriperëndim të ishullit.

Duke iu drejtuar ushtarëve amerikanë në bazë, Vance fillimisht tha: “Këtu është shumë ftohtë. Askush nuk ma tha këtë.”

Ai gjithashtu u tha atyre se ishte “shumë mirë” të ishe zëvendëspresidenti i parë i SHBA-së që vizitonte Grenlandën.

Vance shtoi: “Ky mision është shumë i rëndësishëm, administrata Trump është jashtëzakonisht e interesuar për sigurinë e Arktikut. Është një problem i madh që do të bëhet më i madh me kalimin e kohës.”

“Siç mund të keni dëgjuar, administrata Trump ka interesa të caktuara në Grenlandë, kështu që ne do të flasim pak për këtë me miqtë tanë nga media”, tha Vance.

Ndryshe, Trump këmbëngul se SHBA-ja ka nevojë për Arktikun për arsye sigurie kombëtare dhe ndërkombëtare dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta marrë atë.



Të ndryshme
Më shumë