Leverkusen merr fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa mundi 3-1 Bochum. Të parët që kaluan në epërsi ishin kampionët e Gjermanisë me Garcia, por mysafirët u kundërpërgjigjën mjaft mirë me Passlack, duke shkuar në dhomat e zhveshjes në barazim.
Ekipi i Xabi Alonsos e nisi mjaft mirë pjesën e dytë dhe ndëshkoi Bochumin me anë të nigerianit Boniface. Goli i sigurisë erdhi vetëm në fund nga Adli. Leverkusen është në vendin e dytë, 3 pikë më pak se Bayern që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e kësaj xhiroje.