Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po mbahet në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, tha se FSK është dëshmi e sakrificës.
Ajo tha se Kosova është e lirë falë sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve.
“Ushtria nuk është thjesht një forcë e armatosur ushtria e jonë është një betim I përhershëm për atdheun tonë, është një përkushtim ndaj sigurisë dhe një garanci për paqen”, tha Osmani.
344 rekrutë të rinj iu bashkuan FSK-së.